Vendosni fjalën kyçe....

“Më mirë në natyrë, se në palestër”- Meta përcjell një mesazh sensibilizimi


Në një kohë kur janë ndaluar të gjitha grumbullimet për shkak të koronavirusit, presidenti Ilir Meta ka ndarë me shqiptarët një tjetër mesazh sensibilizimi.

Ai u sugjeron qytetarëve që më mirë të bëjnë ushtrime apo vrap në natyrë sesa të përdorin palestrat ku është më e lehtë që të përhapet virusi.

Vetë Meta a bërë të njëjtën gjë, duke zgjedhur gjelbërimin në vend të ambienteve të mbyllura. Ai ka publikuar një foto ku shfaqet i veshur sportiv në natyrë.

“Më mirë në natyrë se në palestër.”- shkruan Meta.

Deri tani në vendin tonë janë raportuar 15 raste me koronavirus.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *