Vendosni fjalën kyçe....

“Pandemia do fonde që ti s’i jep. Kufizimet absolute duan alternativa që ti s’i bën” – Vasili


Petrit Vasili i LSI-së i ka bërë thirrje Ramës që të lërë stafet mjekësore të bëjnë punën e tyre dhe t’u japë fondet e duhura për të përballuar si duhet situatën e krijuar.

Ai thekson se kryeministri që ka bërë kufizime absolute në shumë fusha duhet të jepte zgjidhjet alternative që mungojnë.

Vasili thekson gjithashtu se kreu i qeverisë nuk duhet të përziejë politikën me pandeminë siç po bën.

Kryeminister qendro korrekt!! Kryeminister mos perzjej politiken me pandemine! Kryeminister pandemia dhe termeti kane zero lidhje me njera tjetrin! Kryeminister mos i pengo më profesionistet me mesazhe te gabuara, leri te qete qe te punojne!

Kryeminister pandemia kerkon fonde qe ti nuk i jep! Kryeminister kufizimet absolute kerkojne edhe zgjidhje alternative qe ti nuk i ben! Kkryeminister ktheju detyres, bej kryeministrin, se mjeket e infermieret e dine dhe e bejne shkelqyeshem punen e tyre. Kryeminister boll më me mesazhe te turpshme si ky qe the sot:

“Besim motra e vëllezër besim, ne do ta mundim koronën dhe do të dalim më të fortë nga kjo luftë, siç dolëm nga goditja e tmerrshme e tërmetit”! – shkruan Vasili në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *