Pandemia e koronavirusit ka bllokuar thuajse të gjitha veprimtaritë kryesore sportive në rruzullin tokësor.
Pas kampionateve kryesore të futbollit në Europë, edhe UEFA ka vendosur ndërprerjen e të gjitha veprimtarive sportive duke përfshirë këtu Ligën e Kampionëve dhe Ligën e Europës që nuk do i luajnë ndeshjet e planifikuara.
Përjashtim këtu bën për momentin vetëm Anglia që nuk e ka ndërprerë kampionatin e saj.
Edhe në Shqipëri, FSHF-ja ka vendosur ndërprerjen e kampionatit. Pandemia ka prekur edhe basketbollin.
Pas NBA-së, edhe FIBA ka vendosur bllokimin e ndeshjeve të basketbollit në Europë deri në përmirësimin e situatës.