Vendosni fjalën kyçe....

Pas Tiranës, edhe Durrësi pezullon transportin publik


Pas Tiranës, edhe bashkia e Durrësit ka pezulluar shërbimin e transportit publik.

Përmes një njoftimi, bashkia ka lajmëruar qytetarët, se duke filluar nga data 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik në qytet për shkak të koronavirusit. Kjo deri në një afat të pacaktuar.

Njoftimi i Bashkisë së Durrësit:

Në vijim të masave mbrojtëse për parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID 19, Bashkia Durrës njofton qytetarët se prej datës 12 mars, do të pezullohet shërbimi i transportit publik për një afat të pacaktuar.

Prej orës 08.00 të datës 12 mars, këto linja do të ndërpriten deri në një njoftim të dytë:

–        Shërbimi i transportit qytetas -linjat brenda qytetit të Durrësit

–        Shërbimi i transportit rrethqytetas, -linjat që lidhin qytetin me njësitë administrative ish-komuna

–        Shërbimi i transportit ndërqytetas ushqyes -linjat që lidhin bashkinë Durrës me bashkinë e Krujës dhe bashkinë e Shijakut

Bashkia Durrës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve për pezullimin e përkohshëm të shërbimit të transportit publik, si një masë të domosdoshme për të parandaluar përhapjen e COVID 19.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *