Një 21 vjeçar ka mbetur i plagosur në Elbasan pas një sherri me tre të rinj të cilët e kanë goditur me thikë atë.
Për pasojë i riu me iniciale E.C, 21 vjeç, banues ne lagjen “Dyli Haxhire” është transportuar në spitalin e Elbasanit.
Ende nuk dihen motivet e këtij sherri, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.