Vendosni fjalën kyçe....

“Shtatzëna” kapet gafil në një burg në Brazil, çfarë nuk i gjendet poshtë “barrës” (Video)


Rojet në një burg brazilian mbetën të shtangur kur një grua ‘shtatzënë’ u përpoq të vizitonte burrin e saj, por pas disa pyetjesh zbuluan se ajo po përpiqej të fuste në burg mallra kontrabandë.

Ata i gjetën celularë, kufje, karta SIM, pilula të ndryshme, të holla e një çekiç. 22-vjeçarja ishte duke vizituar ta dashurin e saj i cili ishte i burgosur në një burg të Belo Horizontes.

Rojet vunë re se ajo ishte e veshur me një kostum të çuditshëm por nuk e vunë re menjëherë duke qenë se ajo u shtir si shtatzënë dhe këto të fundit nuk i nënshtrohen normalisht skanimit të trupit kur kontrollohen.

Pas disa pyetjeve të oficerëve të burgut, gruaja ‘u zbërthye’ dhe tregoi gjithçka, madje edhe që mbante një identitet fals. Ajo u arrestua dhe pritet të dalë në gjyq.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *