Ai tha që masat e reja nuk do të zbatohen vetëm për Mbretërinë e Bashkuar, e cila ka regjistruar 460 raste të virusit.
Në njoftimin e mëvonshëm zyrtar të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, specifikohej që janë ndaluar vetëm udhëtimet nga 26 vendet në zonën e Shengenit.
“Për të mos lejuar që rastet e reja të hyjnë në brigjet tona, ne do të pezullojmë të gjitha udhëtimet nga Europa”- tha zoti Trump nga Zyra Ovale të mërkurën në mbrëmje.
“Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi të Premten në mesnatë,” shtoi ai. Urdhri i udhëtimit nuk vlen për shtetasit amerikanë, shkruan BBC.
Deri më tani në SHBA ka 1,135 raste të konfirmuara të virusit, me 38 vdekje deri më tani. Trump kritikoi Bashkimin Europian duke thënë se “nuk kishte arritur të ndërmarrë të njëjtat masa paraprake” si SHBA-ja në luftimin e virusit.
Trump saktësoi se ndalimi vlen për këdo që ka qenë në zonën e Shengenit të BE-së, brenda 14 ditëve para mbërritjes së tyre në SHBA.
Kjo nënkupton që Irlanda është e përjashtuar pasi nuk është një nga 26 vendet e Shengenit. Bullgaria, Kroacia dhe Rumania janë gjithashtu anëtare të BE-së, pa qenë pjesë e zonës Shengen. Vende të tjera, si Zvicra dhe Islanda, janë pjesë e Shengenit por jo në Bashkimin Europian.