Vendosni fjalën kyçe....

Veliaj shpjegon oraret dhe linjat e autobusëve për transportin e personelit mjekësor


Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj së bashku me Ministren e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, shpjeguan cilat janë linjat e transportit publik për personelin mjekësor  dhe oraret e posaçme.

Autobusët dezinfektohen dhe dalin në orën 07:00. Në çdo autobus do të ketë nga një polic. Ne na mjafton vetëm një dokument që provon se është staf spitalor. Ne duam të kapim qendrat kryesore. Kemi bërë një përputhje të linjave të vjetra, që u pezulluan sot, do të funksionojë linja nga Kombinati te ISHP-ja në Kinostudio që kap QSUT-në, nga Sanatoriumi në Sauk deri te Trauma në Laprakë dhe Unaza që kap pjesën më të madhe dhe që kryqëzohet me linjat lineare, sipas orareve 07:00,13:00 dhe 20:00. Nuk do të jetë vetëm një autobus në orën 07:00, por dy tre që të mos rrinë ngushtë”- tha Veliaj.

Oraret nesër për transportin e mjekëve në Tiranë me urbanë
07:00
13:00
20:00

Linjat:
Sanatorium-Trauma në Laprakë
Kombinati-QSUT-Kinostudio
Linja e unazës me stacione te reduktuara

Transporti vetëm për stafin mjekësor që duhet të ketë një dokument me vete
(Përjashtime vetëm për pacientët)


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *