Vendosni fjalën kyçe....

Vihet në zbatim urdhri i Ramës – Shqiponjat, FNSH dhe patrullat ushtarake ngrejnë 70 pika kontrolli për koronavirusin (VIDEO)


Pas urdhrit të djeshëm të kryeministrit Edi Rama, forcat e FNSH-së dhe Shqiponjat kanë nisur kontrollet për të parandaluar lëvizjen e personave që vijnë nga vendet e prekura.

Siç thuhet në një njoftim të policisë, aksionet po zhillohen në tetë qytetet të Shqipërisë.

“Pika kontrolli për parandalimin e lëvizjes së personave që mund të jenë infektuar me virus.

Që prej orëve të pasdites, forca policore speciale të FNSH-së, Patrullat e Përgjithshme dhe Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me patrulla ushtarake, kanë ngritur rreth 70 pika kontrolli në 8 qytetet kryesore dhe ato me risk të shtuar, për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Patrullat, të stacionuara apo të lëvizshme po vijojnë të kontrollojnë drejtuesit e mjeteve apo pasagjerët që ditët e fundit kanë udhëtuar në vendet e prekura gjerësisht nga Coronavirus.

Për këta qytetarë parashikohet të vetëkarantinohen deri në 14 ditë, në të kundërt Policia do t’i gjobisë.”- thuhet në njoftim.

Kryeministri Rama paralajmëroi dje se kushdo që është kthyer nga vendet e prekura dhe kapet duke lëvizur lirshëm në vend që të vetëkarantinohet, do të gjobitet deri në 5 mijë euro.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *