Vendosni fjalën kyçe....

Anglia i bashkohet grupit, ndërpret kampionatin e futbollit deri më 3 prill


Premierliga angleze ka vendosur të pezullojë të gjitha ndeshjet deri në datën 3 prill, me synimin për t’i riluajtur më vonë ndeshjet, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Lajmi u bë i ditur pas një takimi mes përfaqëuesve të federatës e klubeve që u zhvillua ditën e sotme.

‘Pas një takimi të grupeve të interesit u vendos u njëzëri që të pezullohet Premier League me qëllimin për t’u rikthyer në 4 Prill, në varësi të këshillave mjekësore dhe kushteve në atë kohë.’ – thuhet në deklaratën e Premierligës.

Kjo e fundit ishte e vetmja që nuk i kishte pezulluar ndeshjet, ndryshe nga kampionatet e tjera në Europë që e kishin marrë këtë masë ditë më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *