Vendosni fjalën kyçe....

Balla-qytetarëve: Injoroni Berishën e Bashën, politikanë të pashpresë


Kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla u kërkon qytetarëve që të injorojnë deklaratat e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe kreut aktual të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas tij ata po përpiqen të bëjnë politikë me situatën e krijuar nga koronavirusi dhe i quan “politikanë të pashpresë”, të cilët sipas tij po përpiqen të përhapin panik dhe të shkaktojnë rrëmujë.

“Këtë lloj politike me në krye SB dhe LB duhet thjeshtë ta injoroni. Politikë me maskat, politikë me mesazhet, politikë me gjithçka deri edhe me jetët e njerëzve. Politikanë të pashpresë, “ushtarë” të dëshpëruar të së keqes, të gatshëm të përdorin edhe një pandemi si koronavirusi, për të shpërndarë panik, nxitur ankth, kërkuar rrëmujë, apo demoralizuar mjekët dhe infermieret. Të ankohesh se pse duhen njoftuar me çdo mënyrë qytetarët për të zbatuar rregullat bazë sanitarë në këtë kohë emergjence, vetëm këta soj mund ta bëjnë (shiko videon çfarë janë në gjendje të bëjnë këta).” – shkruan Balla.

Më pas deputeti socialist u bën thirrje qytetarëve të mbrojnë veten dhe familjarët dhe ka dhe një kërkesë për Policinë.

“Kthehemi tek çështjet e rëndësishme.

Ditë e parë në mbrojtje të vetes, familjes.

Policia e shtetit vijon të sigurojë regjimin e mosqarkullimit së bashku me Forcat e Armatosura.

Frikë jo, kujdes po.”- përfundon Balla.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *