Partia Demokratike ka publikuar një video me tre qëndrimet e ndryshme të kryeministrit Rama në tre data të ndryshme për sa i përket koronavirusit.
Në reagimin e selisë blu theksohet se teksa më 27 shkurt, Rama e akuzonte PD-në se po përhapte panik për koronavirusin, më 2 mars thoshte që Shqipëria nuk kërcënohej nga virusi kurse më 12 mars jep këshilla për të përballuar Covid-19.
‘Po! Është ai “Alo, Edi jam”! Ndryshe tha në 27 Shkurt, ndryshe në 2 Mars, ndryshe në 12 Mars!
Kur i kërkonim të merrte masa, na akuzonte se po përhapnim panik dhe se koronavirusi nuk na kërcënonte. Tani që kërcënimi është realitet, bërtet se jemi në luftë!
Në luftë ishim edhe në 27 Shkurt, edhe në 2 Mars, edhe në 12 Mars. I vetmi që nuk e kuptonte në kohë situatën dhe nuk jetonte me realitetin ishte Edi Rama!
Përgjegjshmëria kërkon që të jesh i përgatitur dhe të marrësh masat në kohë. Vonesa në këtë situatë është fatale!’ – shkruhet në reagimin e PD-së.