Vendosni fjalën kyçe....

Gruaja e tij konfirmohet me koronavirus, kryeministri kanadez futet në karantinë


Sophie Gregoire, gruaja e kryeministrit të Kanadasë, Justin Trudeau, është infektuar me koronavirus. Lajmi është bërë i ditur nga zyra e kryeministrit kanadez.

“Pas këshillave mjekësore, ajo do të mbetet për izolim tani për tani. Ajo po ndihet mirë, po merr të gjitha masat e rekomanduara dhe simptomat e saj mbeten të buta”- thuhet në deklaratë, citon CNBC.

Profesionistët e shëndetit publik po kërkojnë të arrijnë njerëzit që kanë qenë në kontakt të ngushtë me Gregoire në dy javët e fundit.

Drejtori i tij i Komunikimit tha se vetë kryeministri është në “shëndet të mirë dhe pa simptoma”, megjithatë ai do të qëndrojë në izolim.

“Vetë kryeministri është në shëndet të mirë pa simptoma. Si masë paraprake dhe duke ndjekur këshillat e mjekëve, ai do të jetë në izolim për një periudhë të planifikuar prej 14 ditësh. Gjithashtu me këshillën e mjekëve, ai nuk do të testohet në këtë fazë pasi që ai nuk ka simptoma.”- tha Cameron Ahmad.

Deri të enjten, Kanadaja ka regjistruar të paktën 138 raste të konfirmuara me koronavirus. Përhapja e koronavirusit, e cila ka prekur të paktën 125,000 njerëz në të gjithë botën, është shpallur një pandemi globale nga OBSH.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *