Italia është mbërthyer keqazi nga Covid-19 me 1266 viktima deri tani, duke u bërë vendi i dytë në botë pas vendit të origjinës së virusit, Kinës.
I gjithë vendi është në karantinë por qytetarët italianë të ngujuar brnda shtëpive të tyre prej ditësh, kanë gjetur një mënyrë origjinale për të përballuar koronavirusin.
Në shumë qytete italianë, qytetarët e ngujuar kanë dalë në ballkonet e dritaret e shtëpive të tyre duke kënduar himnin kombëtar ose këngë të tjera tradicionale.