Qeveria ka vendosur mbylljen e bareve, restoranteve , fast-foodeve e lokaleve në mbarë vendin deri në datën 3 prill.
Vendimi mban firmën e ministres së shëndetësisë.
Përjashtim nga mbyllja bëjnë kompanitë që ofrojnë shërbime në shtëpi duke respektuar rregullat higjienike.
Gjithashtu hotelet e vendet e tjera të akomodimit të qytetarëve bëjnë përjashtim nga urdhri duke ofruar bar-restorantin vetëm për personat e akomoduar aty dhe jo për qytetarët e tjerë.
Ndalimi i vendosur ditët e fundit përfshinte vetëm perimetrin Tiranë-Durrës, por nga nesër përfshin gjithë vendin.