I shtohet dhe Fieri hartës së qyteteve të Shqipërisë, ku ka raste të konfirmuara me koronavirus. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi se në Fier janë regjistruar katër raste të reja me virusin Covid-19. Për rastet e reja në Fier, nuk thuhet nëse ata kanë lidhje me të infektuar të tjerë të mëparshëm apo janë raste të reja të kthyer nga zonat e prekura.
Sipas informacionit të përditësuar nga Ministria e Shëndetësisë, për 24 orë ka patur një rritje prej 10 personash të numrit të të infektuarve me koronavirus në vend. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 33, mes të cilëve dhe 73-vjeçarja e cila ndërroi jetë në Durrës dy ditë më parë.
Rastet e konfirmuara pozitive:
Tiranë – 19 raste
Durrës – 5 raste (njëri prej të cilëve ka ndërruar jetë)
Lushnje – 1 rast
Elbasan – 2 raste
Fier – 4 raste
Rrogozhinë – 2 raste