Vendosni fjalën kyçe....

Ministri australian konfirmohet me koronavirus, javën e kaluar u takua me Ivanka Trump-in


Ministri i Punëve të Brendshme të Australisë, Peter Dutton ka konfirmuar se është infektuar me koronavirus.

Dutton e dha lajmin përmes një postimi në Twitter të premten.

“Këtë mëngjes u zgjova me temperaturë dhe me dhimbje fyti. Menjëherë kontaktova me Departamentin e Shëndetit të Queensland dhe më pas u testova për Covid-19. Mora përgjigjen nga Departamenti i Shëndetit këtë pasdite  se testi ka rezultuar pozitiv. Është politika e Departamentit të Shëndetit të Queensland që kushdo që rezulton pozitiv të shtohet në spital dhe unë po zbatoj këshillën e tyre. Unë ndjehem mirë dhe do ju mbaj të informuar”– shkruan ai.

Siç shkruan New York Times, javën e kaluar ministri Dutton u takua me vajzën e presidentit amerikan, Ivanka Trump dhe Prokurorin e Përgjithshëm William Barr në Uashington. Kjo ka ngritur shqetësime dhe për shëndetin e Ivankës dhe presidentit Donald Trump.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *