Vendosni fjalën kyçe....

Ministria e Jashtme kineze: Koronavirusin e solli në Wuhan ushtria amerikane


Ministria e Jashtme e Kinës ka fajësuar ushtrinë amerikane, se mund të jetë ajo përgjegjese për shpërthimin e koronavirusit në Wuhan, qyteti nga u nisi përhapja e epidemisë në fund të vitit të kaluar.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme Zhao Lijian shkroi në një postim në Twitter: “Kur filloi pacienti zero në SHBA? Sa njerëz janë të infektuar? Cilat janë emrat e spitaleve? ”.

Zhao vazhdoi të sugjerojë në postimin e tij se: “mund të jetë ushtria e SHBA-ve ajo që solli epideminë në Wuhan. Bëhuni transparentë! Bëni publike të dhënat tuaja! SHBA-të na kanë borxh një shpjegim”.

Disa ditë më parë, edhe ambasadori i Kinës në Afrikën e Jugut minimizoi rolin e vendit të tij në përhapjen e pandemisë.

“Megjithëse epidemia filloi për herë të parë në Kinë, kjo nuk do të thotë se virusi ishte me origjinë nga Kina, e lëre më të jetë “prodhuar në Kinë”- postoi ai.

Fox News shkruan se të dyja deklaratat, janë ilustruese të fushatës masive të PR-it të Kinës për të bindur botën se Shtetet e Bashkuara e kanë fajin për shpërthimin e koronavirusit, i cili ka marrë të paktën 4,700 jetë në të gjithë globin.

Qeveria kineze ka botuar një libër, në shumë gjuhë, ku mburret me përpjekjet e vendit për të frenuar përhapjen e epidemisë vdekjeprurëse e cila tanimë është shpallur pandemi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *