Qeveria ka vendosur mbylljen e kufijve edhe me Greqinë, pas atyre me Italinë.
Lajmi është dhënë nga kryeministri Rama i cili bën me dije se nga nesër në orën 10:00, do bllokohen të gjitha hyrje-daljet me vendin fqinj.
‘Duke nisur nga dita e nesërme në orën 10.00 mbyllen hyrje – daljet me Greqinë për udhëtarët e linjave të transportit ajror, detar dhe tokësor me autobus! Njësoj si me Italinë transporti i mallrave do të vazhdojë normalisht. Frikë aspak, kujdes po!’