Vendosni fjalën kyçe....

Njoftimi – Qarkullimi në perimetrin Tiranë-Durrës mund të ndalohet edhe pas së dielës


Bulevardi Dëshmorët e Kombit, Foto Credit: Gent Shkullaku

Kryeministri Rama ka paralajmëruar mbylljen e mëtejshme të qarkullimit në Tiranë e Durrës.

Ai u bën thirrje të gjithë banorëve të Tiranës e Durrësit që kanë qenë për fundjavë në qytete të tjera të kthehen në banesa nga mesnata e së dielës deri në orën 08:00 të mëngjesit të së hënës.

Po kështu ai lajmëron banorët e Tiranës e Durrësit që të mos planifikojnë lëvizje jashtë perimterit në fillim të javës që vjen pasi mund të mos rikthehen më në banesa për një kohë të papërcaktuar.

‘Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse, pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit.

Kush banon në Tiranë/Durrës dhe është aktualisht brenda perimetrit, të sigurohet që të mos planifikojë lëvizje jashtë perimetrit në fillimjavën e ardhshme (duke shfrytëzuar hapjen e rrugëve nga e diela ne mesnatë deri të hënën në 08.00) sepse mund të mos rihyjë dot!

Sipas të gjitha gjasave perimetri Tr/Dr do të mbyllet përsëri! Frikë jo, kujdes po!’ – shkruan Rama në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *