Europa është bërë ‘epiqendra e re’ e pandemisë së koronavirusit, tha sot shefi i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (WHO).
Tedros Adhanom Ghebreyesus iu drejtua gazetarëve nga selia e OBSH-së në një konferencë virtuale për shtyp.
‘Europa ka më shumë raste të koronavirusit që raportohen çdo ditë sesa u raportuan në Kinë në kulmin e epidemisë së saj,’ tha Tedros.
Më shumë se 132.500 raste të koronavirusit janë raportuar në 132 vende me mbi 5,000 vdekje, sipas OBSH-së.