Vendosni fjalën kyçe....

Panik në Premier Ligë, lojtari i Çelsit konfirmohet me koronavirus


Callum Hudson-Odoi është lojtari i parë i Premier League, që ka rezultuar pozitiv për koronavirusin.

Lajmi është konfirmuar nga vetë klubi londinez nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare. Klubi thotë se Hudson-Odoi “shfaqi simptoma të ngjashme me një ftohje të butë të hënën në mëngjes” dhe për këtë arsye nuk mori pjesë në stërvitje.

19-vjeçari publikon një video ku shprehet: “Siç mund të jeni të vetëdijshëm kam pasur virusin për dy ditët e fundit por jam rikuperuar. Unë po ndjek udhëzimet dhe po izolohem nga të gjithë për këtë javë. Shpresoj t’i shoh të gjithë së shpejti dhe shpresoj se do të kthehem në fushë shumë shpejt.”

Më parë, u konfirmua me koronavirus edhe trajneri i Arsenalit, Mikel Arta. BBC shkruan se Premier League do të zhvillojë “një takim urgjent të klubit” këtë të premte për të diskutuar mbi ndeshjet e ardhshme.

Sipas BBC Sport, me siguri liga do të pezullohet për dy javë deri në pushimin e planifikuar ndërkombëtar më vonë këtë muaj, por anulimi i sezonit nuk ka gjasa të ndodhë në këtë fazë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *