Presidenti brazilian, Jair Bolsonaro, thotë se ai ka rezultuar negativ për sa i përket Covid-19.
Më herët media braziliane raportoi se testi i parë i presidentit doli pozitiv. Bolsonaro hyri në izolim dhe u testua për koronavirus ditën e enjte, në të njëjtën ditë kur sekretari i tij i shtypit, Fabio Wajngarten u diagnostikua me koronavirus.
Udhëheqësi brazilian njoftoi rezultatet e tij të testimit në faqen e tij në Facebook të premten, një orë pasi gazeta braziliane ‘O Dia’ njoftoi se ai kishte testuar pozitiv.
Bolsonaro e shoqëroi postimin me mesazhin: ‘Mos besoni në median e lajmeve të rreme!’. Një javë më parë ai u takua me presidentin amerikan, Trump, në SHBA, gjë që nxiti edhe më shumë zhurmën mediatike.