Vendosni fjalën kyçe....

Qeveria e Kosovës merr masa të ashpra për përballimin e koronavirusit


Qeveria e Kosovës ka ndërmarrë një sërë masash pas raportimit të prekjes së dy personave me koronavirusin.

Qytetarëve të Kosovës u është ndaluar hyrje-dalja në qytetet e Klinës dhe Vitisë e gjithashtu është ndërprerë trafiku ndërurban në Kosovë, shkruan Lajmi.net.

Fluturimet në aeroportin ndërkombëtar ‘Adem Jashari’ janë ndërprerë si dhe do mbyllen kafenetë, pub-et e restorantet.

Të tjera masa që janë marrë në mbledhjen e sotme të qeverisë përfshijnë mbylljen e tregjet të kafshëve dhe automjeteve ndërsa janë urdhëruar kompanitë private të organizojnë punën në atë mënyrë që punëtorët t’i kryejnë punët nga shtëpia.

Vendimet e marra mbrëmjen e sotme

  • Ndalimin e hyrje-daljeve të qytetarëve në Komunën e Klinës dhe Vitisë
  • Ndërprerja me efekt të menjëhershëm e transportit ndërurban në Kosovë si dhe transportin e organizuar ndërkombëtar.
  • Mbyllja e kufijve tokësor për udhëtarët që hyjnë në Kosovë (nuk vlen për shtetasit kosovarë).
  • Nga data 16 mars 2020, në ora 24:00 bëhet pezullimi i përkohshëm i të gjitha linjave të fluturimit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, përveç fluturimeve ushtarake dhe medicinale, përjashtim bëjnë fluturimet në ardhje, por pa pasagjerq (vetëm për të marrë udhëtarq).
  • Mbyllja e kafeterieve, bareve, pabeve dhe restoranteve, qendrave tregtare (përveç barnatoreve/farmacive dhe qendrave me mallra ushqimore) dhe aktiviteve kulturore dhe sportive
  • Mbyllja e tregjeve të kafshëve dhe automjeteve.
  • Reduktohet në veprimet esenciale dhe staf esencial çdo institucion publik, përveç sektorit të shëndetësisë dhe sigurisë.
  • Urdhërohen të gjitha kompanitë private që ta organizojnë punën në atë mënyrë që shumicën e aktiviteteve punëtorët t’i kryejnë nga shtëpia.
  • U bëhet thirrje të gjitha qytetarëve t’i shmangen aktiviteteve dhe ambientet e frekuentuara me njerëz dhe t’i përmbahen të gjitha masave të rekomanduara nga qeveria dhe masave të rekomanduara nga IKSHPK.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *