Vendosni fjalën kyçe....

Rama flet nga Surreli: Kush del me makinë humbet patentën përgjithmonë, s’pranohet as në kurs


Kryeministri Edi Rama vijon me shpërndarjen e mesazheve në rrjetet sociale, ndërsa paralajmëron një paketë të re masash, për ata që abuzojnë si me lëvizjen, apo me rritjen e çmimeve të ushqimeve dhe ilaçeve.

Rama shfaqet në shtëpinë e tij në Surrel, ku si qytetarët e tjerë po qëndron në shtëpi për shkak të masave të koronavirusit.

Rama paralajmëroi se kush do kapet duke lëvizur me makinë në këto tre ditë do të humbasë përfundimisht patentën dhe madje as nuk do lejohet të hyjë në kurs për disa vite.

 “Fatmirësisht unë jam dhe i mësuar të punoj shumë online dhe përveç punës nuk më duket aspak keq të kaloj me Zahon kohë që s’kam pasur kurrë mundësi ta kem, kështu siç e kemi sot. Ju ndjek dhe juve, jo nga makina por nga shtëpia. Më vjen mirë që shumica juaj e keni mirëpritur këtë shtetrrethim të këtyre 3 ditëve dhe 2 netëve.

Nuk rri dot pa thënë që më vjen mirë po ashtu se deri dhe vlonjatët nuk e kanë shkelur më shumë se të tjerët, dmth fare pak rregullin e moslëvizjes me makinë në qytet. Askush nuk e di dhe nuk e thotë dot sa do zgjasë. Nuk do jetë një histori shumë e shkurtër dhe as e lehtë.

Më shani mua sa të doni por masat do të zbatohen bashkë me ndëshkimet. Kush do kapet në qarkullim mund ta humbasë patentën përfundimisht dhe të ndalohet të hyjë në kurs për disa vjet. Kush luan me çmimet e ushqimeve dhe barnave mund ta humbasë të drejtën të tregtojë më. Po përpunohet një paketë masash e sanksionesh. T’i gëzohemi manifestimit fantastik të solidaritetit ku po marrin pjesë. Ju përqafoj nga larg dhe mos harroni këshillat”.- shprehet Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *