Kryeministri Rama ‘i është futur me kokë’ Facebook-ut ku bën postime të njëpasnjëshme.
Në njoftimin e fundit, ai tregon se policia ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që janë futur në vend 14 ditët e fundit.
Kreu i qeverisë shkruan se atyre i është bërë thirrje të vetëkarantinohen për 14 ditë dhe në rast se e shkelin këtë gjë atëherë do gjobiten me 5 mijë euro.
‘Policia e shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët shqiptarë që kanë hyrë nga Italia në 14 ditët e fundit. pasi ka disponuar numrat e telefonit dhe adresat e tyre po vazhdon operacionin e posaçëm të sensibilizimit dhe monitorimit të tyre.
Bashkëngjitur është mesazhi që u është dërguar këtyre qytetarëve dhe do të vijojnë trokitjet në dyert e tyre për t’u siguruar se po zbatojnë detyrimin e vetëkarantinimit 14 ditor. Shkelja e këtij detyrimi ndëshkohet me 5 mijë euro dhe shkelësi do të ndalohet të dalë nga shqipëria pa paguar gjobën!
Ndjesë 1000 herë po kjo është luftë dhe ndryshe nuk fitohet!
Frikë aspak, kujdes po!’ – shkruan Rama.