Vendosni fjalën kyçe....

Raportohen dy raste me Covid-19 në Kosovë


Kosova ka raportuar dy rastet e para më Covid-19. Lajmi është dhënë zyrtarisht nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Njëri nga të konfirmuarit pozitiv është shtetase italiane e moshës 20-vjeçare, kurse pacienti i dytë, është një shtetas i Kosovës me moshë 77-vjeçare, shkruan Koha.

Ministri Viti, tha se 15 raste kanë qenë të dyshuara ndërsa vetëm 2 raste janë konfirmuar pozitive me koronavirus.

Ai tha se pacientët janë shtruar në Klinikën Infektive dhe gjendja e tyre shëndetësore rezulton e qëndrueshme.

Kryeministri Kurti nga ana e tij u ka bërë apel qytetarëve që mos bëjnë panik, por me kujdes të shtuar t’iu përmbahen udhëzimeve për parandalimin e Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *