Vendosni fjalën kyçe....

Sa po zbatohet urdhri i Ramës? ISHSH bllokon dhe gjobit një fasoneri në Vlorë


Inspektorati Shtetëror Shëndetësor po kryen kontrolle për të parë zbatimin dhe respektimin e masave të urdhëruara nga qeveria.

Në qytetin e Vlorës është bllokuar një fasoneri, e cila vijonte aktivitetin edhe pse kryeministri Rama urdhëroi mbylljen e tyre në kushtet e emergjencës.  

Mbyllja e fasonerisë në Vlorë u bë gjatë inspektimeve ditën e sotme, e cila u shoqërua edhe me një gjobë sipas legjislacionin në fuqi.

DETAJET E ISHSH-SË

Inspektorati Shtetëror Shëndetësor, ISHSH, në zbatim të planit të masave për përballimin e COVID – 19 ka kryer inspektime të pandërprera në terren për verifikimin dhe respektimin nga subjektet e masave të posaçme të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për situatën në vend.

Në datat 12 dhe 13 mars 2020 janë kryer 43 inspektime dhe 1625 monitorime.

Gjatë inspektimeve u konstatua se pjesa më e madhe e subjekteve në qytetet e Tiranës dhe Durrësit kishin vetëmbyllur aktivitetin. Në qytetet e tjera, subjektet të cilat vazhdonin aktivitetin respektonin masat e posaçme për situatën.

Në qytetin e Vlorës, më datë 13 mars 2020, është kapur në shkelje një subjekt fasonerie i cili vazhdonte aktivitetin pavarësisht Urdhrit të Kryeministrit për ndërprerje në kushtet e emergjencës. ISHSH, dega rajonale Vlorë, bllokoi menjëherë aktivitetin e subjektit me përfaqësues A. S. NIPT L66412202O dhe gjithashtu vendosi dhe gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Jemi në terren gjatë gjithë kohës për të kontrolluar respektimin e rregullave për parandalimin e COVID-19.

FRIKË ASPAK. KUJDES PO.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *