Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria mbyll dhe kufirin me Kosovën për të frenuar përhapjen e koronavirusit


Në kuadër të masave parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit të ri, Shqipëria ka  vendosur të mbyllë përkohësisht edhe kufirin me Kosovën. Lajmi është bërë i ditur nga Qendra Kombëtare për Menaxhimin e Kufirit (QKMK) në Kosovë.

“QKMK ju njofton: për masat e ndërmarra nga ana e autoriteteve të Republikës së Shqipërisë, sa i përket qarkullimit kufitar për në Republikën e Shqipërisë.

Duke filluar nga data 13/03/2020, në ora 06.00, do të ndalohet hyrja në territorin e Republikës së Shqipërisë, për të gjithë shtetasit / veturat e Republikës së Kosovës.
• Do të lejohet hyrja vetëm e veturave të shëndetësisë / ndihmës së shpejt , automjeteve komerciale ( ata të cilat bartin mallra) dhe veturave qeveritare.
• Kjo masë do të zgjasë deri më datë, 15/03/2020 në ora 24.00.”- thuhet në njoftim, citon gazeta Telegraf.

Dëri më tani në Shqipëri janë konfirmuar 23 raste me koronavirus, ndërkohë që në Kosovë deri më tani nuk është regjistruar asnjë rast.

Qeveria shqiptare si masë shtrënguese, ka vendosur të bllokojë qarkullimin me makina private dhe të transportit publik brenda Tiranës e Durrësit, si dhe lëvizjen drejt dhe nga 6 qarqe të tjera, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *