Vendosni fjalën kyçe....

“Të ndalet puna në minierën e Bulqizës, siguria jonë më e rëndësishme se milionat e pronarëve” – Kërkesa e sindikatës


Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës ka denoncuar moskufizimin e punës në minierën e Bulqizës, pavarësisht kërkesave të saj në drejtim të institucioneve shtetërore prej 3 dtësh.

SMBB-ja e ka bërë kërkesën për ndërprerjen e punës për të shmangur rrezikun e infektimit me Covid-19 të minatorëve.

Sipas sindikatës, minatorët janë të detyruar të qëndrojnë pranë njëri-tjetrit në shumë procese të punës e për këtë arsye kërkon ndërprerjen e saj për të mbrojtur shëndetin e jetën e minatorëve.

‘Puna në sektorin minerar vazhdon pa asnjë lloj kufizimi, pavarësisht ankesave që Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës iu ka dërguar institucioneve shtetërore prej 3 ditësh për rrezikun që u kanoset minatorëve nga virusi Covid-19.

Në këto fotografi që na kanë ardhur nga minatorët që punojnë në minierën e kromit të administruar nga kompania Albchrome në Bulqizë, dallohet afërsia e madhe që kanë punëtorët me njëri-tjetri, po ashtu edhe rreziku i lartë prej infektimit. E megjithatë puna në miniera vazhdon: as kompanitë e as institucionet nuk janë duke marrë masat që kërkon situata e rëndë në vend.

Iu bëjmë apel për të disatën herë institucioneve shtetërore për marrjen e masave të menjëhershme! Siguria e punëtorëve është më e rëndësishme se milionat e pronarëve!’ – thuhet në reagimin e SMBB-së në Facebook.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *