Policia në Durrës ka shoqëruar pesë persona, të cilët nuk kanë zbatuar urdhrin e qeverisë por kanë lëvizur në qytetin bregdetar me makina private.
Sipas urdhrit të kryeministrit Edi Rama, nuk lejohet asnjë mjet privat në rrugë, veç ambulancave dhe makinave shtetërore, si një nga masat shtrënguese me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit.
Policia e Durrësit deklaron se do merren masa ndëshkuese për këdo që del me makinë dhe iu bën thirrje qytetarëve që të mos dalin.
Të njëjtat masa vlejnë edhe në kryeqytet, të cilit sot e kemi parë pothuajse bosh si kurrë më parë. Njerëzit po zbatojnë urdhrat e qeverisë duke qëndruar në shtëpi dhe nuk ka pothuajse fare asnjë lëvizje.