Vendosni fjalën kyçe....

Tiranë-Durrës pothuajse bosh, drejtori i Rrugores tregon çfarë ndodhi me shoferët pa akreditim (VIDEO)


Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes pamjet nga autostrada  Tiranë-Durrës në mbikalimin e Kasharit.

Në këtë video shfaqet drejtori i Qarkullimit Rrugor, Erjon Ahmeti, i cili dha detaje sa i takon qarkullimit sot të mjeteve dhe ndëshkimin për ata që shkelin urdhrin e qeverisë për ndalimin e automjeteve nga Durrësi në Tiranë e anasjelltas.

 “Që prej orës 6 të mëngjesit të ditës së sotme, gjithë shërbimet policisë janë të angazhuara për bllokimim e të gjitha mjeteve private përvec atyre të emergjencës, e mjetet e transportit të mallrave, siç po e shihni, policia është prezente duke monitoruar dhe duke kontrolluar cdo lloj mjeti në drejtim të rinasit dhe në drejtim të Durrësit

Aktualisht kemi konstatuar njerëz me biletat e të afërmëve të tyre duke i marrë dhe duke i cuar në drejtim të Rinasit . Aktualisht nuk kemi ndonjë problem, segmentet janë të lira” – tha Ahmeti.

Drejtori i Qarkullimit Rrugor tha se janë lejuar të kalojnë vetëm ata persona që kanë patur autorizim nga autoritetet, ndërsa pjesa tjetër është shoqëruar në komisariat.

 “Pjesa më e madhe të akredituar dhe me autorizim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, një pjesë e vogël të pa pajisur duke pasur urgjenca dhe transportin e njerëzve familjarë. Në të gjitha rastet kur s’kanë pasur emergjenca është bërë shoqërimi në komisariate edhe i automjeteve për verifikimin e saktë dhe do operohet edhe me gjobë sipas Kodit Rrugor për shkeljen e gjithë asaj çfarë është thënë” – vijoi Ahmeti.

Siç shihet në këtë video, në këtë aks rrugore ka shumë pak lëvizje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *