Vendosni fjalën kyçe....

Vritet me armë zjarri tifozi i mitur i klubit në Kosovë


Ndërron jetë 17-vjeçari në Prishtinë, të cilit i bënë një atentat një ditë më parë në lagjen “Arbëria” të kryeqytetit të Kosovës.

I riu nga Prishtina, Lekë Bulliqi, nuk ka mundur që t’i mbijetojë plagëve të rënda të marra nga plagosja me armë zjarri në kokë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë së Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth ores 10:00 jemi njoftuar nga QKUK, se ka ndërruar jetë L.B , 17 vjeç, personi i plagosur dje në Prishtinë. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si vrasje e rëndë, policia ka identifikuar dy persona të dyshuar dhe është në kërkim të tyre.”– thotë Ahmeti, citon Insajderi.

I riu njihej si një tifoz i zjarrtë i “Plisave” dhe tifogrupi ka reaguar përmes një njoftimi, ku i kërkon autoriteteve të ndëshkojnë autorët.

REAGIMI I PLISAVE:

Pas një atentati me armë të ndodhur dje në lagjen “Arbëria”, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot(13.03.2020) shoku jonë Lekë Bulliqi nuk arriti t’i përballojë plagët e marra dhe ndërroi jetë.

Leka, hiç më pak se para 5 ditëve ishte me ne në Gjilan në përkrahje të klubit të zemrës.

Bëjmë thirrje në organet kompetente që të zbardhet rasti, dhe akterët e rastit ta marrin dënimin e merituar.

Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen e tij, shokët dhe gjithë Plisat.
Për kohën e varrimit ju lajmërojmë më vonë.

Pusho i qetë Lekë!


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *