Gjatë daljes për shtyp për të dhënë informacionet e përditësuara në lidhje me koronavirusin, drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se dy persona po i nënshtrohen terapisë intensive.
Një nga dy të shtruarit në terapi intensive nga qyteti i Fierit dyshohet se ka infektuar edhe persona të tjerë dhe për këtë janë futur në karantinë personeli mjekësor në spitalin e Fierit.
“Po ka, personeli mjekësor që i ka shërbyer pacientes sa kohë ka qenë në spital“-tha Fico.