Vendosni fjalën kyçe....

Fundi i një epoke? Bill Gates largohet nga bordi i Microsoft-it


Bashkëthemeluesi dhe ikona e teknologjisë së Microsoft, Bill Gates, ka dhënë dorëheqjen nga bordi i drejtorëve të kompanisë, duke deklaruar se do ia kushtojë energjitë e tij filantropisë, por do të vazhdojë të këshillojë CEO-n, Satya Nadella.

Kompania e njoftoi masën të premten pasdite, duke theksuar se Gates tani do të shpenzonte më shumë kohë në përparësitë e tij filantropike, përfshirë shëndetin global, zhvillimin, arsimin, si dhe ndryshimin e klimës.

‘Ka qenë një nder dhe privilegj i jashtëzakonshëm të punosh me të dhe të mësosh nga Billi ndër vite,’ tha CEO-ja e kompanisë, Satya Nadella, në një deklaratë.

‘Bill e themeloi kompaninë tonë me një besim në forcën demokratizuese të softuerit dhe me një pasion për të zgjidhur sfidat më të ngutshme të shoqërisë.’

Gates gjithashtu deklaroi në një postim në ‘LinkedIn’ se ai nuk do të shërbente më në bordin e konglomeratit ndërkombëtar Berkshire Hathawy, që zotëron kompani që variojnë nga sigurimi GEICO deri te marka e njohur e akullores, Dairy Queen, themeluar nga investitori miliarder, Warren Buffet.

‘Shërbimi në bordin e Berkshire ka qenë një nga nderimet më të mëdha të karrierës time,’ shkroi Gates.

‘Warren dhe unë ishim miq shumë të mirë përpara se të bashkohesha me grupin dhe do të jemi edhe pas kësaj.’

Pasi u largua nga operacionet e përditshme të Microsoft në 2008 dhe dha dorëheqjen si kryetar i bordit të kompanisë në vitin 2014, Gates gradualisht e ka hequr veten nga një rol aktiv në gjigantin e teknologjisë dhe kohët e fundit ka qenë pjesë e konferencave të ndryshme globale, duke folur për çështje të tilla si ndryshimi i klimës, varfëria dhe zhvillimi i qëndrueshëm, mes të tjerash.

Ndërsa ai mbetet një nga aksionerët kryesorë të Microsoft-it, pasi zotëron 1.36 përqind të kompanisë, sipas FactSet, ai i ka shitur dalëngadalë aksionet vitet e fundit.

Përkrah themeluesit të Amazon, Jeff Bezos, Gates është ende njeriu i dytë më i pasur në botë, me një vlerë neto prej rreth 112 miliardë dollarësh që nga shkurti i vitit 2020, sipas Forbes.

Lajmi i dorëheqjes së tij nga bordi, edhe pse jo krejtësisht i papritur, erdhi në një kohë kur të pasurit e botës, përfshirë Gates, e kanë parë pasurinë e tyre të tkurret për shkak të panikut të nxitur nga koronavirusi.

Një pasuri e kombinuar prej 78 miliardë dollarësh u zhduk vetëm ditën e enjte, pasi indekset e tregut amerikan u zvogëluan.

VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e RT


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *