Vendosni fjalën kyçe....

Jelekët e Verdhë shpërfillin masat e qeverisë kundër koronavirusit, përplasen me policinë (Video)


Jelekët e Verdhë e kanë shpërfillur paralajmërimin për masat kufizuese ndaj Covid-19 dhe kanë dalë në protesta kundër qeverisë.

Ministri i Brendshëm, Christophe Castaner, i ndaloi të premten të gjitha tubimet e më shumë se 100 persona, por qindra demonstrues po vazhdojnë protestat e tyre javore në kryeqytetin e vendit.

Mijëra persona dhe qindra forca policie u përplasën në rrugët e Parisit në javën e 70-të të rezistencës. Policia përdori gazin lotsjellës në përpjekje për të shpërndarë turmën.

Në një fjalim televiziv drejtuar kombit të enjten, presidenti Macron njoftoi mbylljen e shkollave dhe u bëri thirrje njerëzve të shmangin kontaktet nga frika e përhapjes së virusit, që ka vrarë 79 persona e infektuar më shumë se 3.600.

Demonstrata vjen vetëm një ditë para se votuesit të shkojnë në votimet në zgjedhjet lokale, në të cilat partia e Macron priet të dalë dobët.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *