Një autobus me 38 udhëtarë i nisur nga ishulli i Kretës në Gregi ka mbërritur në pikën kufitare të Kakavijës.
Udhëtarët dhe shoferi i janë nënshtruar analizave për Covid-19 ndërsa kanë deklaruar se nuk kishin dijeni për bllokimin e kufirit mes dy vendeve.
Udhëtarët janë nga qytete të ndryshme të vendit ndërsa autobusi është shoqëruar nga Policia Rrugore për në banesat e tyre ku do vetëkarantinohen për 14 ditë.