Vendosni fjalën kyçe....

“Nëse testimet japin sukses, do prodhojmë në masë vaksinën imunizuese ndaj koronavirusit”-CureVacu gjerman


CureVac i Gjermanisë, në mesin e zhvilluesve të vaksinave të financuara nga Koalicioni për Inovacione të Përgatitjes Epidemike (CEPI), tha se mund të prodhojë në masë një imunizim ndaj koronavirus nga objektet e tij ekzistuese nëse qasja e tij me dozë të ulët arrin sukses në testime.

Kompania me qendër në Tuebingen, Gjermani shpreson të ketë gati një vaksinë eksperimentale deri në qershor ose korrik për të kërkuar më pas hapjen nga rregullatorët për të provuar te njerëzit.

Florian von der Muelbe, Zyrtari Kryesor i Prodhimit dhe bashkëthemelues, i tha Reuters se mënyra e veprimit që lejonte një dozë të ulët për të shkaktuar një reagim imunitar kundër tërbimit do të zbatohej gjithashtu edhe ndaj koronavirusit.

Këto doza minimale që kemi arritur na vendosin në një pozicion këtu në Tuebingen për të prodhuar deri në 10 milionë doza për (fushatë prodhimi)”- tha von der Muelbe.

Një fushatë, apo cikli i prodhimit, zakonisht zgjat disa javë, saktësoi një zëdhënës. Më shumë se një dozë mund të jetë e nevojshme për të imunizuar një person por një fushatë do t’i shërbente disa miliona njerëzve, shtoi ai.

Ne filluam me një mori kandidatësh (vaksina koronavirus) dhe tani jemi duke zgjedhur dy më të mirët prej tyre. Ata do të kalojnë në prova klinike, “-tha von der Muelbe.

CureVac është i specializuar në të ashtuquajturat molekula të ARN-së që udhëzojnë qelizat njerëzore të prodhojnë proteina terapeutike që shkaktojnë një përgjigje imune kundër kancerit ose sëmundjeve infektive.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *