Vendosni fjalën kyçe....

Përveç larjes së duarve dhe maskave, duhet të ndërroni dhe rrobat pas kthimit në shtëpi


Përveç larjes së duarve, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka dalë me një apel të ri lidhur me situatën e krijuar lidhur me koronavirusin.

Pas konfirmimit të dy rasteve të para me Covid-19, tanimë QKUK këshillon qytetarët që përveç larjes së duarve dhe përdorimit të masave duhet edhe të ndërrojnë rrobat pas kthimit në shtëpi.

”Në mesin e shumë sugjerimeve preventive që keni marrë për mbrojtje ndaj COVID-19, është e preferueshme që për shkak të rezistencës së virusit në ambient të jashtëm pos larjes së duarve dhe maskave të ndërrohen edhe rrobat pasi të jeni kthyer në shtëpi” – thuhet në një njoftim të QKUK-së.

Dy rastet e konfirmuara në Kosovë janë një shtetase italiane 20-vjeçare dhe një i moshuar 77-vjeçar.  Lajmin e bëri të ditur në një konferencë urgjente për mediat, kryeministri Albin Kurti, ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dhe drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP), Naser Ramadani.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *