Një avion ushtarak u rrëzua në Islamabad ndërsa po kryente stërvitje rutinore. Piloti u vra në aksident, sipas mediave lokale.
Aksidenti ndodhi në periferi të kryeqytetit të Pakistanit gjatë një stërvitjeje të Forcave Ajrore të Pakistanit.
Ajo njoftoi se kishte humbur një avion F-16 në një aksident gjatë një prove për një paradë ushtarake të planifikuar në 23 Mars.
Dëshmitarët deklaruan se ata nuk e panë pilotin që të hidhej nga avioni me katapultë sidoqoftë, zyrtarët ende nuk kanë lëshuar një deklaratë në lidhje me aksidentin.