Policia e Shtetit ka bërë të mundur identifikimin e shtetasve që kanë hyrë së fundmi nga vendet e prekura me COVID-19.
Çdo person i cili ka hyrë nga këto vende duhet të vetë-karantinohet dhe për këtë policia po telefonon të gjithë shtetasit për t’i kujtuar përmbushjen e detyrimit.
“Policia e Shtetit ka identifikuar të gjithë qytetarët që kanë hyrë ditët e fundit nga shtetet e prekura nga COVID-19.
Për të parandaluar përhapjen e virusit, këta qytetarë duhet të vetëkarantinohen për 2 javë.
Policia e Shtetit po telefonon çdonjërin nga këta qytetarë, duke u kujtuar përmbushjen e detyrimit, në të kundërt do të përballen me masa ligjore”-thuhet në njoftim.