Kryeministri Edi Rama tashmë duke nxjerrë urdhra nga Facebook-u për shkak të karantinimit kërkon që firmat prodhuese të sigurojnë autobusë për transportin e punonjësve si edhe të sigurojnë standardet e sigurisë në vendet e punës .
Kompanive sipas urdhrit të ri u duhet që të akreditojnë mjetet e trasnportit qoftë autobusë apo mjete prive në adresën e e-mail-it policiarrugore@gmail.com.
Nga nesër do qëndrojnë të mbyllura edhe baret dhe restorantet në të gjithë Shqipërinë.
Postimi i plote:
🔴 TË GJITHA KOMPANITË PRODHUESE DUHET TË SIGUROJNË AUTOBUSËT E TRANSPORTIT TË PUNONJËSVE DHE AKREDITIMIN E TYRE (SI EDHE AKREDITIMIN E AUTOMJETEVE PRIVATE TË PERSONELIT) NË ADRESËN:
policiarrugore@gmail.com
DHE PËR ÇDO SQARIM TË NEVOJSHËM MBI PROCEDURËN, DUHET TË TELEFONOJNË POLICINË E SHTETIT NË NUMRAT:
0694122223
0694122224
🔴 TË GJITHA KOMPANITË DUHET TË SIGUROJNË STANDARTET E SIGURISË KUNDËR PËRHAPJES SË EPIDEMISË NË MJEDISET E TYRE TË PUNËS. NË TË KUNDËRT DO TË PËRBALLEN ME SANKSIONE TË RËNDA
🔴 NGA NESËR NË 06.00 TË MËNGJESIT LOKALET DHE MJEDISET E TJERA TË MBYLLURA FILLIMISHT NË QARQET TR/DR DHE SOT NË QARQET SHKODËR, LEZHË, ELBASAN, FIER DHE VLORË, DO TË MBYLLEN NË TË GJITHË SHQIPËRINË
🔴 LËVIZJET E PAAUTORIZUARA ME AUTOMJET TË KUJTDO QË NUK KA NJË ARSYE PUNE, SIPAS KATEGORIVE TË FUNKSIONEVE SHTETËRORE APO SHËRBIMEVE PRIVATE TË AUTORIZUARA, DO TË DËNOHEN ME HEQJE TË PATENTËS 3 VJET DHE SEKUESTRIM TË AUTOMJETIT!
🔴 FRIKË ASPAK, KUJDES PO!