Nga robotët 5G, pajisjet e printuara në 3D, deri në shpikjet e fundit mjekësore, Kina po e lufton koronavirusin me armë teknologjike, që janë vërtetuar të efektshme, teksa po duken shenja më premtuese në luftën e vendit ndaj Covid-19.
Robotë të shpejtë që ofrojnë pako, asistentë zëri të mbështetur nga AI dhe dronë pa pilot që u kujtojnë njerëzve të veshin maska, nuk kufizohen më në sferën e trillimeve shkencore, pasi ato në të vërtetë po ndodhin në Kinë.
Një robot i zgjuar me funksione si njohja e fytyrës dhe kontrolli i temperaturës, ka qenë duke patrulluar në qytetin e Suzhout, në provincën Jiangsu në lindje të Kinës, për të ndihmuar kontrollin e përhapjes së koronavirusit.
I pajisur me teknologji 5G, vizion inteligjent e dhjetëra sensorë, roboti mund të gjurmojë njëkohësisht më shumë se 30 persona, sipas Institutit të Kërkimeve të Inovacionit Suzhou të Universitetit Nanjing, një nga zhvilluesit e tij.
‘Roboti mund të tregojë nëse njerëzit kanë maska. Dhe nëse jo, ai do ua kutjojë ti venë ato. Ai mund të kontrolloje temperaturën e mjedisit dhe të informojë nëse personat në një hapësirë të caktuar kanë temperaturë.’ – tha Chen Jie, një studiues i institutit.