Vendosni fjalën kyçe....

Rojet e kufirit gjejnë mënyrën si të trembin majmunët nga vendet me rëndësi (Video)


Rojet kufitare indo-tibetiane kanë përdorur një taktikë të veçantë për të trembur majmunët e bezdisshëm.

Në pamjet e shpërndara në rrjetet sociale, tregohet sesi ushtarët vishen me kostume arinj për të trembur tufat e majmunëve.

Videoja e publikuar është marrë në kampin Mirthi ITBP në provincën Uttarakhand të Indisë lindore, ku tregohen rojet kufitare që përdorin mënyrën e pazakontë për të trembur majmunët.

Me sa duket, fjala mori dhenë se shumica e majmunëve janë veçanërisht të frikësuar nga arinjtë e më pas një eksperiment i ngjashëm, shumë i suksesshëm u krye në Aeroportin Ndërkombëtar Sardar Vallabhbhai Patel në Ahmedabad.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *