Ka shkuar në pesë numri i të prekurve nga koronavirusi në Kosovë.
Ditën e djeshme u konfirmuar dy rastet e para, një shtetase italiane dhe një burrë nga Kosova ndërsa sot numri ka shkuar në pesë.
Njoftimi është bërë nga autoritetet zyrtare ndërsa mbrëmjen e djeshme qeveria e Kosovës mori një sërë masash parandaluese.
Duhet theksuar se qeveria e Kosovës ka miratuar deri tani një buxhet prej 10 milionë eurosh për përballimin e koronavirusit.