Jo pak politikanë, artistë e sportistë janë prekur nga koronavirusi.
Të detyruar të qëndrojnë në karantinë, ata e kalojnë kohën në mënyra të ndryshme.
Sulmuesi brazilian i PSG-së, Nejmar, e kalon kohën duke parë Netflix, ai i Bajernit të Mynihut, Levandovski luan me të bijën.
De Ligt i Juventusit i fut një dorë ping-pong në shtëpi kurse piloti i Formula 1, britaniku Hamilton merret me sport.