Vendosni fjalën kyçe....

Spanja më e goditura në Evropë pas Italisë, 1500 raste të reja në 24 orë, 136 viktima

Spanja i ka konfirmuar më shumë se 1500 raste të reja të koronavirusit vetëm mes të premtes dhe të shtunës.

Numri i përgjithshëm i personave të infektuar në këtë shtet tashmë ka shkuar në 5753, duke e bërë Spanjën vendin e dytë më të prekur nga koronavirusi në Evropë, pas Italisë.

Pritet që autoritetet e Spanjës ta shpallin gjendjes emergjente gjatë ditës së shtunë si masë për ta luftuar virusin nga i cili deri më tani i ka vrarë 136 spanjollë.

Qeveria i ka vendosur në karantinë të detyrueshme 60 mijë banorë të katër qytezave. Ky vendim u mor të premten, shkruan “Metro UK”,

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *