Vendosni fjalën kyçe....

Të gjithë duan Marash Kumbullën, mbrojtësi shqiptar kërkohet me ngulm edhe nga Interi


Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Marasha Kumbulla, është objektivi kryesor i Interit për mbrojtjen.

Sipas Tuttosport, drejtuesit e klubit zikaltër janë hedhur menjëherë në sulm për të përfituar shërbimet e talentit shqiptar që aktualisht luan me Veronën në Serinë A.

Çmimi që milanezët duhet të paguajnë për Kumbullën shkon rreth 25 milionë euro deri tani.

Megjithatë Interi duhet të bëhet gati të luftojë fort për mbrojtësin i cili kërkohet me ngulm nga Lajpcigu, Dortmundi e Bajerni i Mynihit në Gjermani, Mançester Junajtid, Mançester Siti e Çelsi në Angli si dhe nga Lacio në Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *