Një person është vrarë në Fushë-Krujë.
Ngjarja ka ndodhur në fshati Halil ndërsa viktima është identifikuar si Juljan Halili, rreth 41 vjeç.
Autori i dyshuar i krimit është xhaxhai i viktimës, Shkëlqim Halili, rreth 57 vjeç, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në oborrin e shtëpisë së viktimës. Dyshohet se shkak për krimin është bërë një debat i mëhershëm mes palëve.