Vendosni fjalën kyçe....

11 provinca në Kinë nuk regjistrojnë asnjë rast të ri me koronavirus


Komuna e Chongqingut, një metropol me mbi 30 milionë banorë, tani nuk ka asnjë rast me COVID-19.

”Pacienti i fundit, një burrë 52 vjeç doli sot në mëngjes nga një spital në rrethin Changshou”, sipas Komisionit Kombëtar kinez të Shëndetësisë.

Chongqing ka pasur 576 raste infektimi të regjistruara dhe 6 vdekje.

Komuna ka qenë pa raste të reja infektimi prej 19 ditësh.

Tashmë krahinat pa COVID-19 janë Tibeti, Qinghai, Fujian, Xinjiang, Anhui, Jiangxi, Shanxi, Hunan, Yunnan, Jiangsu dhe Chongqing.

Virusi lindi në qytetin Wuhan në Kinë dhe u shpërnda masivisht edhe në provincën Hubei. Që atëherë, Kina arriti të ndalojë përhapjen e virusit ndërkohë që tani epiqendra e saj është në Europë.

 

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *